BE: Masa mbrojtëse për konsumatorët e vegjël kundër rritjes së çmimit të energjisë

Komisioni Evropian do të paraqesë sot një sërë idesh për të ndihmuar në mbrojtjen e familjeve dhe bizneseve kundër rritjes së shpejtë të çmimeve të energjisë.
Qëllimi është t’u sigurojë shteteve anëtare mjete efektive që nuk shkelin rregullat strikte të konkurrencës së Bashkimit Evropian.
Disa shtete anëtare kanë ndërhyrë tashmë në nivel kombëtar për të mbrojtur familjet nga faturat tepër të larta të energjisë elektrike dhe ngrohjes.
Për shembull, Franca ka premtuar një tavan tarifor dhe planifikon t’u ofrojë familjeve më të varfra 100 euro (115 dollarë).
Italia dëshiron të sigurojë lehtësim përmes uljes së taksave.
Përveç kësaj, vende si Spanja, Franca dhe Greqia kanë bërë thirrje për masa më gjithëpërfshirëse në nivel evropian.
Ndër të tjera, ato duan të koordinojnë blerjet e gazit, të krijojnë rezerva të përbashkëta të gazit dhe të shkëputin çmimin e energjisë elektrike dhe gazit.
”Negociatat konkrete për këtë çështje do të zhvillohen në samitin e BE-së përgjatë 21-22 tetorit”, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




