Zyrtarët amerikanë takohen me përfaqësuesit e talebanëve në Katar

Botë | 5 vite më parë

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se disa zyrtarë amerikanë mbajtën bisedime me përfaqësuesit e talebanëve më 9-10 tetor në Doha të Katarit, për të diskutuar situatën e fundit në Afganistan.

Në deklaratën e tij me shkrim, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi se u zhvilluan në një mjedis miqësor bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe talebanëve.

Zyrtarët amerikanë u takuan për herë të parë me talebanët pasi morën kontrollin e Afganistanit, ndërsa zyrtarë nga institucione të ndryshme amerikane morën pjesë në takimet e mbajtura në Doha më 9-10 tetor.

Gjatë bisedimeve ishte parësore çështja e sigurimit të daljes së sigurt të amerikanëve dhe qytetarëve të vendeve të tjera që duan të largohen nga Afganistani. Përveç kësaj u diskutuan edhe çështjet e të drejtave të njeriut në vend, përfshirë përfaqësimin adekuat të grave, dhe u nënvizua se SHBA-ja do të ndihmojë drejtpërdrejt popullin afgan.

Gjatë bisedimeve, pala amerikane theksoi se do të përcaktojnë qëndrimin e tyre duke parë veprimet e talebanëve dhe jo fjalët e tyre./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme