Morawiecki: BE nuk mund t’u vendosë vendeve anëtare ligje të pazbatueshme

Roli i Bashkimit Evropian është të mbështesë zhvillimin e vendeve, pa u imponuar atyre ide në kundërshtim me historinë dhe identitetin vetjak dhe pa u imponuar atyre zgjidhje ligjore që janë të papajtueshme me sistemin e tyre juridik, deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki, në një video-mesazh të transmetuar gjatë konventës kombëtare të ultranacionalistëve spanjollë të partisë ”Vox”.
“Ne nuk mund ta lëmë këtë aspekt në duart e atyre që nuk e kuptojnë se njësia nuk është homologim. Ne duhet ta mbrojmë dallimet e bashkësive kombëtare, pasi për shkak të këtyre dallimeve qëndron dhe varet edhe forca e kontinentit tonë”, shtoi kryeministri polak.
“Evropa është shtëpia jonë e përbashkët, ku jetojnë kombe të ndryshme dhe secili duhet të ketë të garantuar një zhvillim të tillë sovran”, theksoi ai.
Më 7 tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë, e drejtuar nga gjyqtarja Julia Przylebska, vendosi që disa rregulla të BE-së janë të papajtueshme me Kushtetutën e Polonisë, një vendim që ka shkaktuar irritim në BE./ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




