Rrëzohet avioni me parashutistë në Rusi, të paktën 19 të vdekur

Një tragjedi ajrore është regjistruar në Rusi, ku raportohet se 19 persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të një avioni me parashutistë në Tatarstan. Sipas informacioneve të para, avioni L-410 me parashutistët e klubit lokal u rrëzua në zonën e Menzelinskut. Mediat ruse bëjnë me dije se në bord ndodheshin 23 persona, mes të cilëve 21 parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit. Informacioni u konfirmua nga shërbimi i zyrës së shtypit të drejtorisë rajonale të Ministrisë së Situatës së Emergjencave. Njësitë e shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga informacionet paraprake, dyshohet se pas rrëzimit avioni shpërtheu në flakë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




