Kancelari austriak nën hetim për ryshfet

Zyra austriake e Prokurorit Publik për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka nisur një hetim ndaj kancelarit të vendit, Sebastian Kurz dhe nëntë personave të tjerë mbi akuzat për ryshfet dhe mashtrimin e publikut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bastisjet u kryen në orët e mëngjesit të djeshëm në disa vende pasi prokurorët dyshuan se Ministria e Financave dhe Partia Popullore Konservatore (OVP) e kancelarit Kurz korruptuan pronarin e gazetës Wolfgang Fellner për të portretizuar pozitivisht kancelarin në botimet e firmës së tij.
Në njoftimin e zyrës së prokurorit publik pretendohet se midis vitit 2016 dhe 2018, fondet e Ministrisë së Financave u përdorën për të paguar për “sondazhe të motivuara politikisht dhe ndonjëherë të manipuluara nga partia” nga një organ votimi.
Në atë kohë, Kurz mori drejtimin e OVP-së dhe formoi një qeveri koalicioni me Partinë e Lirisë të ekstremit të djathtë.
Thuhet se emrat e dy menaxherëve të lartë të gazetës Osterreich, të cilët morën më shumë reklama në vend, u përfshinë në hetim.
Presidenti Alexander Van der Bellen lidhur me zhvillimet foli për një procedurë të pazakontë dhe shumë serioze dhe theksoi rëndësinë e mos ndërhyrjes në ligj.
Kurz, i cili mori pjesë në samitin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian (BE) në Slloveni, mohoi akuzat e cituara si bazë për hetimin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




