Dyshohet se punonin si agjentë, NATO dëbon 8 diplomatë rusë

NATO njofton se ka dëbuar 8 anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake, pasi dyshoheshin se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit.
“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s.
Sipas “Zërit të Amerikës”, zyrtari që donte të mbetej anonim tha se, politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente dhe janë forcuar masat dhe mbrojtja në përgjigje të veprimeve agresive të Kremlinit zyrtar.
Ligjvënësi rus Leonidm Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej për këtë vendim të Aleancës Euroatlantike, por nuk dha detaje.
Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




