Sassoli: Sot më shumë se kurrë Ballkani Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë

Sot më shumë se kurrë procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë dhe është koha për të kapërcyer vonesat dhe bllokimet aktuale, deklaroi presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli në një letër dërguar presidentit të Këshillit të Europës, Charles Michel me rastin e samitit të sotëm në Slloveni.
“Parlamenti Evropian është gati të punojë për t’i dhënë një shtysë të re zgjerimit të BE–së me Ballkanin Perëndimor. Një Evropë vërtet gjeopolitike duhet fillojë nga kufijtë tanë, me miqtë tanë më të ngushtë, me të cilët ne ndajmë të njëjtën gjë nga ana kulturore dhe historike, atë të identitetit evropian. Duke pasur një kontinent paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë do të përfitonin të gjithë qytetarët evropianë’’, theksoi Sassoli.
‘’Ky vrull i ri mund të ketë vetëm një efekt pozitiv në rajon dhe mund të kontribuojë në transformimin e tij demokracisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Prandaj duhet të jemi të gatshëm në procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor, në varësi të përparimit dhe ambicieve të tyre’’, apeloi ai.
‘’Çdo vonesë ose hezitim i mëtejshëm rrezikon të inkurajojë të tjerët që dëshirojnë të fitojnë ndikim në rajon. Procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë të bazohet në pajtueshmëri me kriteret e anëtarësimit’’, nënvizoi ai.
‘’Vendet e Ballkanit Perëndimorët duhet të kryejnë reforma, duke njohur dialogun dhe ndërtimin e konsensusit, ku liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë thelbësore në çdo demokraci. Po aq të rëndësishme janë edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Vlerat dhe parimet themelore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian duhet të mbeten drita që udhëheq rrugën e çdo vendi drejt aderimit ”, përfundon presidenti Sassoli./ ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




