Fillon samiti BE-Ballkani Perëndimor

Botë | 5 vite më parë

Në Brdo pri Kranju, jo shumë larg nga kryeqyteti slloven Lubjanë, filloi samiti mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin për riafirmimin e perspektivës së integrimit evropian të rajonit.

Të pranishëm janë krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve dhe udhëheqësit e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Përfaqësues organizatash marrin pjesë në këtë samit si Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore.

Në fund të punimeve, është planifikuar një konferencë shtypi mes presidentit të Këshillit të BE Charles Michel, presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit slloven, Janez Jansa./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme