Von der Leyen: BE duhet t’i dërgojë mesazh të qartë shprese Ballkanit Perëndimor

Botë | 5 vite më parë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi sot se BE duhet të dërgojë një mesazh pozitiv për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, pavarësisht negociatave të ngecura.

“Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë dhe ai mesazh është se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”, u tha gazetarëve politikania gjermane.

”Këto vende kanë bërë një rrugë të gjatë për kryerjen e reformave”, tha ajo duke shtuar se  ”ende duhet bërë punë për shtetin e së drejtës, për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e medias”.

”Një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investim në rajon për vitet e ardhshme”, tha ajo./ ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme