Tajfuni “Mindulle” godet Japoninë

Botë | 5 vite më parë

Shërbimet e avionëve dhe trenave u anuluan për shkak të tajfunit tropikal “Mindulle”, i cili goditi lindjen dhe jugun e Japonisë.

Tajfuni “Mindulle”, i cili u shfaq në Oqeanin Paqësor dhe u zhvendos në Detin e Kinës Lindore brenda javës, filloi të bëhet efektiv në jug të ishullit Honshu të Japonisë.

Sipas transmetuesit publik NHK, më shumë se 120 fluturime në aeroportin “Haneda” të Tokios dhe udhëtimet me trena në prefekturat Chiba dhe Ibaraki u anuluan për shkak të tajfunit.

Teksa valët që arrijnë 11 metra lartësi godasin brigjet e ishullit Izu në juglindje të rajonit Kanto, popullatës së rajonit iu kërkua të jenë vigjilentë kundër rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve.

Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) raportoi se tajfuni, i cili do të lëviz në veri të Honshu, do të vazhdojë të ndikojë në erërat me shpejtësi 100 kilometra në orë në Tokio dhe provincat përreth./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme