Borrell: Bashkëpunim BE-Kinë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Botë | 5 vite më parë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Kina dhe BE-ja kanë mosmarrëveshje, por ato duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku.

Në një deklaratë nga zyra e Borrellit thuhet se është mbajtur Takimi i 11-të i Dialogut Strategjik BE-Kinë.

Në bisedën e tij me ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, bëri me dije se mosmarrëveshjet vazhdojnë por që BE-ja dhe Kina duhet të punojnë së bashku në shumë çështje të rëndësishme dhe të fillohet sërish dialogu për të drejtat e njeriut BE-Kinë.

Ai shpreson se takimi i ardhshëm do të realizohet përpara fundit të vitit.

Më tej në deklaratë theksohet se në kuadër të kësaj u diskutua gjithashtu për situatën në rajonin autonom ujgur Xinjang dhe në Hong Kong ndërsa bëhet e ditur se Borrell ka vënë theksin mbi politikën e BE-së “Vetëm një Kinë” lidhur me Tajvanin.

Shefi i diplomacisë evropiane dhe ministri kinez Wang Yi lidhur me çështjen e Mianmarit ndanë shqetësimet dhe interesat e BE-së dhe Kinës për stabilitetin rajonal.

Borrell theksoi edhe nevojën për një koordinim të fortë lidhur me Afganistanin.

Në takimin ku u diskutua strategjia Indo-Paqësore e BE-së thuhet se Borrell i është referuar natyrës që përfshin bashkëpunimin e kësaj./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme