Von der Leyen në Shkup: E ardhmja juaj në BE, ju duam afër nesh

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, shprehu mbështetje të plotë për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, sa më shpejt që të jetë e mundur, gjatë vizitës që kreu të martën në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pasi mbylli atë në Tiranë.
Ajo njohu përparimin e madh që ka bërë ky shtet në këtë drejtim. “Është e vërtetë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ju duam afër nesh”, tha presidentja e KE-së, në konferencën për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev. Ky i fundit i kërkoi Brukselit që të bëjë më shumë për zhbllokimin e procesit të integrimit dhe heqjen e bllokadës së vendosur nga Bullgaria./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




