Stoltenberg takohet me kreun e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua të martën me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol në selinë e NATO-s.
Stoltenberg dhe Birol shkëmbyen pikëpamje mbi ndryshimet klimatike dhe sigurinë, sigurinë e energjisë dhe tranzicionin e energjisë së pastër si dhe forcimin e bashkëpunimit midis NATO-s dhe IEA-së, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga NATO.
“IEA mori drejtimin në udhëzimin e rrugës përpara në politikat e energjisë, të cilat mund të çojnë në zero emetime të karbonit”, thuhet më tej.
Ai tha se bashkëpunimi në rritje midis NATO-s dhe IEA-së u mirëprit nga Stoltenberg, duke shtuar se “kalimi global në energjinë e pastër i bën lidhjet më të ngushta dhe më të rëndësishme”./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




