Ish-Presidenti i Katalonjës arrestohet në Itali

Botë | 5 vite më parë

Ish -presidenti katalanas i internuar Carles Puigdemont ishte në pritje të një seance gjyqësore në Itali të Premten, pasi u arrestua katër vjet pasi u largua nga Spanja. pas një referendumi për pavarësinë e Katalonjës,  që Madridi e vendosi të paligjshëm. Sipas AFP, eurodeputeti europian – i cili është vendosur në Belgjikë që nga referendumi i vitit 2017 – u arrestua në qytetin Sardenjë të Alghero të enjten, tha shefi i stafit të tij Josep Lluis Alay.  Puigdemont shkoi në Itali për të marrë pjesë në një aktivitet në Alghero. Ish-presidenti katalanas Carles Puigdemont tani është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Sassari, pasi u ndalua me mbërritjen e tij në aeroportin e Algheros. Senca ndaj tij zhvillohet këtë të premte.  “Ai do të dalë para gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Sassari, të cilët do të vendosin nëse do ta lënë të lirë apo do të ekstradohet në Spanjë, ku ai përballet me akuza për kryengritje”, njoftoi në Tëitter ha shefi i stafit të tij Josep Lluis Alay. Avokati i Puigdemont në Bruksel, Gonzalo Boye, tha për AFP të Premten se klienti i tij kishte kaluar natën në një qeli burgu dhe ishte duke pritur për vendimin e seancës paraprake.  Deklarata shpjegon më tej se Puigdemont ka mbërritur në Sardenjë nga Brukseli dhe kishte caktuar takime me presidenti rajonal, Christian Solinas dhe me kryetarin e bashkisë së Algheros, Mario Conoci. Mbështetësit ishin mbledhur para gjykatës në Sassari, një qytet në veriperëndim të Sardenjës, dhe njeri prej tyre mbante lart një flamur të madh katalanas. Ata bënë thirrje për liri për “të burgosurit politikë katalanas”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme