Franca rikthen ambasadorin në SHBA, Biden bisedon me Macron, pranon gabimin për “nëndetëset”

Botë | 5 vite më parë

Franca dhe Shtetet e Bashkuara duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke zbutur tensionet e krijuara së fundmi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun, Emmanuel Macron, ku diskutuan krizën diplomatike që shpërtheu pas marrëveshjes me Australinë për nëndetëset bërthamore.

Gjatë telefonatës, Biden ka pranuar hapat e gabuara të Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë çështje. Marrë shkas nga kjo, Macron ka konfirmuar që Franca do të rikthejë ambasadorin e saj në SHBA javën e ardhshme.

Ndër të tjera, dy liderët janë dakordësuar që të nisin konsultime të thella për të rindërtuar besimin e thyer mes aleatëve. Ujdia, në të cilën u përfshi dhe Britania e Madhe, u bë në dëm të Francës duke I hequr nga duart paktin prej 40 miliardë dollarësh që kishte me Australinë për ndërtimin e nëndetësve./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme