Kompanitë evropiane të shqetësuara për kursin ekonomik të Kinës

Botë | 5 vite më parë

Kompanitë evropiane deklaruan se e shohin kursin e ri ekonomik të ndjekur nga udhëheqja kineze me shqetësim në rritje.

“Në shikim të parë, gjithçka duket mirë”, tha Joerg Wuttke, president i Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Evropian në Kinë, pas publikimit të letrës përmbledhëse vjetore të dhomës.

Shumë kompani evropiane arritën edhe një herë shifra rekord të qarkullimit dhe fitimit vitin e kaluar, të cilat nuk pritet të ndryshojnë në të ardhmen e parashikueshme.

”Edhe në një afat të shkurtër, perspektiva për kompanitë evropiane që operojnë në Kinë mbetet përgjithësisht pozitive”, theksoi Dhoma e cila përfaqëson interesat e rreth 1 700 anëtarëve.

Sidoqoftë, ka “shenja shqetësuese” që Kina po i drejtohet tregut vendas.

”Në këtë proces, Kina ka të ngjarë të zvogëlojë më tej rolin që kompanitë e huaja aktualisht luajnë në ekonominë e saj, veçanërisht në sektorët e teknologjisë së lartë”, theksoi Dhoma e Tregtisë e BE-së.

“Një shqetësim i madh për anëtarët e Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Evropian është shkalla në të cilën ata do të jenë në gjendje të kontribuojnë në rritjen e ardhshme ekonomike të Kinës”, tha Wuttke.

Kompanitë evropiane janë gjithashtu të shqetësuara nga lëvizjet e fundit rregullatore të Pekinit kundër ndërmarrjeve private./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme