Japonia shqyrton heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme kundër COVID-19

Botë | 5 vite më parë

Në fund të muajit shtator në Japoni do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme e aplikuar në 19 provinca kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Anëtari i kabinetit përgjegjës për masat ndaj COVID-19, Yasutoshi Nishimura, në konferencën për media tha se kishte një “përmirësim” në lidhje me gjendjen e rasteve.

“Në gjithë vendin (numri i rasteve) është duke shënuar rënie dhe është përmirësuar gjendja edhe në Tokio”, tha Nishimura.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, e cila bazohet në burimet qeveritare, thuhet se gjendja e jashtëzakonshme në vend do të hiqet pas rënies së numrit të rasteve me COVID-19.

Në fillim të javës së ardhshme, kryeministri Yoshihide Suga do të diskutojë për situatën e fundit të pandemisë me ministrin e Shëndetësisë, Tamura Norihisa dhe anëtarin e kabinetit Nishimura.

Pas prononcimit të Bordit Këshillimor të qeverisë lidhur me COVID-19, kryeministri Suga do të shpallë vendimin zyrtar mbi gjendjen e jashtëzakonshme brenda javës së ardhshme.

Gjendja e jashtëzakonshme është aktualisht në fuqi në 19 provinca, përfshirë kryeqytetin Tokio dhe metropolet përreth.

Në Japoni numri i rasteve me COVID-19 arriti në 1.681.794 ndërsa numri i viktimave në 17.297.

Në gjithë vendin gjithsej 1.429 persona janë nën kujdes intensiv./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme