Talebanët letër OKB-së për pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme

Botë | 5 vite më parë

Pas pushtimit të Afganistanit, talebanët duan të flasin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së dhe të përfaqësojnë vendin në skenën botërore.

Në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ministri i Jashtëm i talebanëve, Amir Khan Muttaqi kërkoi të drejtën për të folur në debatin e përgjithshëm në OKB, aktualisht në zhvillim.

”Letra u dërgua në selinë e OKB-së në Nju Jork nga Ministria e Jashtme e Emiratit Islamik të Afganistanit”, sipas OKB-së.

Në letër, talebanët argumentojnë se presidenti afgan Ashraf Ghani është rrëzuar dhe se vendet e tjera nuk e njohin më atë si kreun e shtetit.

Letra thotë gjithashtu se grupi dëshiron të zëvendësojë të dërguarin e OKB-së në Afganistan me zëdhënësin e tij, Suhail Shaheen.

Ata pretendonjnë se Përfaqësuesi i Përhershëm aktual për Afganistanin në OKB, Ghulam Isaczai, nuk e përfaqëson më vendin dhe misioni i tij ka përfunduar.

Pas tërheqjes së trupave të NATO-s dhe SHBA-së, talebanët islamikë morën pushtetin në Afganistan muajin e kaluar dhe rivendosën Emiratin Islamik, pas gati 20 vitesh./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme