BE thirrje për një reformë urgjente të OBT-së

Botë | 5 vite më parë

Zëvendëspresidenti i ekzekutivit të BE-së, Valdis Dombrovskis bëri thirrje sot për një reformë urgjente të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), duke thënë se ishte i gatshëm të merrte parasysh reformat e mëdha në sistemin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare.

Dombrovskis foli gjatë vizitës së tij në Gjenevë, ku u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Ngozi Okonjo-Iëeala.

“Fytyra e tregtisë ka ndryshuar shumë që nga krijimi i OBT-së. Nga ana tjetër, rregullat që qeverisin organizatën nuk kanë ndryshuar”, tha Dombrovskis.

“Në formën dhe gjendjen e tij aktuale, OBT-ja ka ngecur në një terren të vështirë. Funksioni i saj negociues është paralizuar. Sistemi i saj i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është ngrirë”, shtoi ai, duke theksuar gjithashtu se anëtarët e OBT-së janë të ndarë në lidhje me të ardhmen e organizatës.

Sipas zyrtarit të BE-së, “OBT-ja ka nevojë urgjente për reforma”.

Diplomatët dhe ekspertët pajtohen se OBT ka vite që është e pafuqishme për të rifilluar negociatat në shkallë të gjerë.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian konsideron, gjithashtu, se OBT-ja duhet të luajë një rol më të madh në “problemet e rëndësishme të kohës sonë, qofshin ato çështje shëndetësore, ndryshime klimatike apo digjitale”./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme