Boko Haram sulm ndaj autokolonës ushtarake në Nigeri, 12 të vdekur

Grupi terrorist Boko Haram të enjten ka sulmuar një autokolonë ushtarake në shtetin verilindor Borno të Nigerisë, duke vrarë 12 ushtarë.
Sipas raporteve lokale, sulmi ndodhi ndaj autokolonës në një autostradë midis kryeqytetit të shtetit Borno, Maiduguri dhe qytetit garnizon të Monguno-s.
Grupi sekuestroi gjithashtu tre kamionë.
Boko Haram ka kryer sulme të dhunshme kundër civilëve në komunitete dhe baza ushtarake në rajon që nga korriku i vitit 2009.
Rreth 36 mijë persona kanë humbur jetën që kur grupi filloi fushatën e tij terroriste, duke zhvendosur 2 milionë në Nigeri, sipas OKB -së./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




