Von der Leyen: Përparësi përshpejtimi i vaksinimit global

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e konsideroi fitore fushatën e vaksinimit në BE, në fillim të fjalimit të saj mbi gjendjen e Unionit dhe njoftoi se do të dhuroheshin miliona vaksina në të gjithë botën, sidomos për vendet e varfra.
“Ne e bëmë atë në mënyrën e duhur sepse e bëmë atë në Evropë”, tha shefja e degës ekzekutive të BE-së.
”Më shumë se 70 përqind e të rriturve të BE u vaksinuan”, u tha von der Leyen ligjvënësve të BE-së.
”Në të njëjtën kohë, rreth gjysma e vaksinave të prodhuara në BE – rreth 700 milionë doza – u dërguan në 130 vende jashtë bllokut, ndryshe nga rajonet e tjera të pasura”, theksoi ajo.
Politikania konservatore gjermane tha se përparësia tani ishte përshpejtimi i vaksinimit global dhe njoftoi se blloku do të dhurojë një shtesë prej 200 milionë dozash deri në mesin e vitit 2022./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




