Blinken: SHBA mbështetje për demokraci, bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme!

Botë | 5 vite më parë

Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka dalë me një mesazh të rëndësishëm ku thekson vendosmërinë e SHBA për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të garantojë stabilitet në gjithë botën.
Në një mesazh të shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë zoti Blinken thekson se “…ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve” shprehet në mesazhin e tij Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme