Kryeministri izraelit kundërshton krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Botë | 5 vite më parë

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, të martën tha se është kundër krijimit të një shteti të pavarur palestinez dhe nuk do të zhvillojë bisedime me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Në një intervistë për KAN News, Bennett foli për zhvillimet në axhendën e Izraelit, duke thënë se krijimi i shtetit të pavarur palestinez do të ishte “një gabim i tmerrshëm”.

Ai po ashtu tha se nuk do të takohej me Abbasin, i cili tha se po “paditë ushtarët dhe komandantët e IDF-së në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë”, si dhe siguron pagesa mujore për “terroristët”, duke iu referuar të burgosurve palestinezë dhe të afërmve të palestinezëve të vdekur.

Në një intervistë me të përditshmen izraelite “Yedioth Ahronoth”, ai argumentoi se i gjithë Kudsi është “kryeqyteti” i Izraelit.

Palestinezët kërkojnë themelimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Kudsin Lindor. Sidoqoftë, administrata izraelite e kundërshton këtë, duke thënë se i gjithë qyteti është kryeqyteti i tij.​​​​​​​/AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme