Franca i jep nënshtetësinë 12 mijë punëtorëve të huaj, “një falënderim për ndihmën gjatë pandemisë”

Botë | 5 vite më parë

Qeveria franceze ka vendosur të përshpejtojë dhe të thjeshtësojë procedurat për nënshtetësi për rreth 16 mijë punëtorë të huaj, si falënderim për ndihmën që i kanë dhënë vendit gjatë periudhës së gjatë dhe të vështirë të pandemisë nga COVID-19.

Bëhet fjalë për kategori punësh të ndryshme, kryesisht në terren, si infermierë, sanitarë, punonjës të sigurisë, kujdestarë të moshuarve.  Për këto profile procedura e nënshtetësisë u ul nga 5 në 2 vite, me thjeshtësim të kritereve burokratike për të aplikuar. SI pasojë, nga 16 mijë kërkesat, 12 mijë u pranuan.

“Këto punëtorë iu përgjigjën thirrjeve të kombit, pra është normale që kombi të marrë përgjegjësi për to, dhe t’i falënderojë”, deklaroi ministrja për Nënshtetësinë, Marlene Schiappa.

Kjo nuk është iniciativa  e parë e qeverisë franceze ndaj këtyre kategorive të sakrifikuara gjatë emergjencës sanitare. Në prillin e vitit 2020, operatorët sanitarë në spitale u shpërblyen me rreth 1500 euro bonus./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme