BE rregulla strikte fiskale pas pandemisë

Bashkimi Evropian pritet të rimendojë rregullat e tij të buxhetit, ndërsa vendet anëtare fillojnë të shërohen nga dëmi ekonomik i pësuar gjatë pandemisë, deklaroi një zyrtar i lartë i BE -së dhe disa ministra.
“Disa nga mangësitë e sistemit që u identifikuan edhe para krizës tani janë bërë edhe më të theksuara”, theksoi nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis gjatë bisedimeve me ministrat e Financave të eurozonës në Slloveni.
”Dega ekzekutive e BE -së do të rifillojë një konsultim publik mbi rregullat aktualisht të ngrira në muajt e ardhshëm siç ishte planifikuar”, theksoi ai.
“Është e qartë, ne do të kemi nevojë për rrugë lehtësimi të borxhit që janë realiste për të gjitha vendet anëtare”, tha Dombrovskis.
Marsin e kaluar, Komisioni Evropian pezulloi Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes për herë të parë në historinë e tij, pasi shtetet anëtare u tronditën nga bllokadat e gjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, e cila duhet të rifutet në 2023.
Ministrja spanjolle e Çështjeve Ekonomike, Nadia Calvino deklaroi se ”bllokada duhet të synojë të ketë rregulla të reja në vend para se të largohet nga situata e jashtëzakonshme e lidhur me pandeminë”./ ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




