Përfundon gazsjellësi i shumëdiskutuar ”Nord Stream 2”

Botë | 5 vite më parë

Ndërtimi i gazsjellësit të shumëdiskutuar ”Nord Stream 2” që kalon përmes detit Baltik përfundoi sot në mëngjes, deklaroi kompania ruse Gazprom.

Monopoli i gazit rus pritet të fillojë furnizimin me gaz për Gjermaninë përmes gazsjellësit  të ri në muajin tetor.

Ndërtimi duhej të përfundonte në vitin 2019, por u vonua nga kundërshtimi i SHBA-së, që konsideron atë një projekt gjeopolitik të Rusisë.

Uashingtoni ka vendosur sanksione kundër disa njësive të lidhura me ndërtimin e gazsjellësit.

Qeveria amerikane ka kritikuar vazhdimisht projektin duke e bërë Evropën shumë të varur nga Rusia për furnizimin e saj me energji, duke çuar në tensione të veçanta me Gjermaninë.

Sidoqoftë, në korrik Uashingtoni dhe Berlini njoftuan një marrëveshje në të cilën ata u zotuan të ndërmarrin veprime në rast se Rusia përpiqet të përdorë energjinë si armë ose kryen veprime të mëtejshme agresive kundër Ukrainës.

Gazsjellësi do të furnizojë Gjermaninë me 55 miliardë metra kub gaz në vit./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme