COVID-19 – BE synon rikthimin e kufizimeve të udhëtimit

Botë | 5 vite më parë

Ambasadorët e e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar kthimin e kufizimeve kundër udhëtimeve nga gjashtë vende, përfshirë Japoninë, mësohet nga burimet evropiane.

“Përveç Japonisë, Serbia, Azerbajxhani, Armenia dhe Brunei, gjithashtu janë hequr nga lista e vendeve udhëtarët e të cilave lejohen të hyjnë në BE për udhëtime jothelbësore”, shkruhet në këtë rekomandim.

Sidoqoftë, këto kufizime nuk zbatohen për udhëtarët e vaksinuar plotësisht.

Ky miratim duhet ende të miratohet zyrtarisht nga Këshilli, një institucion që përfaqëson shtetet anëtare.

BE, që i mbylli kufijtë e saj të jashtëm për turistët me ardhjen e pandemisë, ka krijuar që nga qershori 2020 një listë të shkurtër, të përditësuar rregullisht, të vendeve të treta, banorët e të cilëve lejohen të udhëtojnë në Evropë.

Për të krijuar listën e tyre, evropianët bazohen në situatën epidemiologjike të zonës në fjalë, që duhet të ketë regjistruar më pak se 75 raste COVID-19 për 100 000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit, si edhe praninë e varianteve, shkallën e zbulimit, besueshmërinë e të dhënave dhe përparimin e vaksinimit./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme