Ekonomia në zonën euro në rritje në TII 2021

Botë | 5 vite më parë

Ekonomia në zonën euro është rivlerësuar në rritje, me 2,2% në tremujorin e dytë në raport me të parin, sipas një vlerësimi të ri të Eurostat, të publikuar sot.

Ekonomia Europiane u rikthye me një rritje të fortë nga prilli në qershor, duke përfituar nga progreset e vaksinimit kundër COVID-19 dhe një heqje graduale e kufizimeve shëndetësore.

Vlerësimi i mëparshëm për 19 vende që ndajnë monedhën unike ishte 2%.

NË tremujorin e fundit 2020 dhe tremujorin e parë 2021, zona euro pësoi një recesion me një Prodhim të Brendshëm Bruto në rënie respektivisht 0,4% dhe 0,3%.

Në të gjithë BE-në, PBB-ja u rrit me 2,1 për qind në tremujorin e dytë nga 1,9 për qind në një vlerësim të mëparshëm./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme