Zëvendëskancelari gjerman: Fëmijët në shkollë, jo më lockdown

Ne nuk do të kemi asnjë bllokim tjetër dhe mund t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla, deklaroi zëvendëskancelari gjerman Olaf Scholz, gjatë një fjalimi në Bundestag.
Kandidati i SPD-së për kancelar theksoi se ”Gjermania ka arritur deri këtu, pra, duke e kaluar krizën pandemike, pasi vendi dhe qeveria ishin të bashkuar”.
”Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani ka tejkaluar shifrën katër milionë”, sipas Institutit Robert Koch (RKI).
Në Gjermani 65,7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61,2 për qind dozën e dytë./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




