Polonia do të pranojë përkohësisht rreth 500 shtetas afganë

Polonia do të pranojë përkohësisht rreth 500 shtetas afganë të evakuuar që kanë punuar për NATO-n në Afganistan.
Zyrtari qeveritar, Michal Dworczyk tha sot se shtetasit afganët do të qëndrojnë në Poloni deri në 3 muaj para se të shkojnë në vende të tjera. Në varësi të zgjedhjes së tyre, deri në 50 persona do të mund të vendosen në Poloni.
Polonia nuk ka qenë një destinacion popullor në Evropë për migrantët.
Dworczyk, një ndihmës i lartë i kryeministrit Mateusz Morawiecki për Radio RMF FM tha se grupi i parë prej rreth 250 personash do të mbërrinte të premten nga baza ajrore e NATO-s në Ramstein, Gjermani.
Ndaras, Polonia ka evakuuar rreth 1.300 persona nga Kabuli, kryesisht afganë, të cilët kanë punuar me misionin ushtarak dhe diplomatik të Polonisë dhe familjet e tyre dhe se po marrin përgjegjësinë për ta./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




