Gjenerali i SHBA: “Qindra” qytetarë amerikanë ndodhen ende në Afganistan

Sipas gjeneral Mackenzie, asnjë qytetar amerikan nuk ishte në gjendje të arrinte në aeroport për të hipur në avionët e fundit ushtarakë që u nisën nga Kabuli dje.
Talibanët pas tërheqjes së amerikanëve: Ne shkruam historinë, fitorja i përket të gjithë afganëve
Zyrtari i lartë tha se beson se Uashingtoni do të evakuojë qytetarët amerikanë që kanë mbetur pas. Bëhet fjalë për “disa qindra” njerëz, tha ai.
“Ne gjithashtu do të negociojmë, që partnerët tanë afganë të largohen,” shtoi gjenerali Mackenzie.
“Faza ushtarake e këtij operacioni ka përfunduar. Tani fillon ndjekja diplomatike,” sqaroi ai.
Ai konfirmoi se “të gjitha trupat amerikane tani janë larguar nga Afganistani. Mund ta them këtë me 100% siguri “.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




