Sulmi në aeroportin e Kabulit, rritet bilanci i viktimave

Të paktën paktën 13 ushtarë amerikanë dhe 90 afganë mendohet të kenë vdekur dhe më shumë se 150 janë plagosur, si rezultat i sulmeve të djeshme, 26 gusht, në aeroportin, Hamid Karzai, në Kabul, njoftoi BBC.
Një zyrtar taliban tha se të paktën 28 nga afganët e vrarë janë anëtarë talibanë.
Pas sulmeve evakuimi i njerëzve është përshpejtuar, tha një zyrtar i sigurisë perëndimore për Reuters, duke shtuar se fluturimet po bëhen rregullisht.
Mbërrijnë në Rinas 121 shtetasit e parë afganë, mes tyre 11 foshnja, do akomodohen në Durrës
Presidenti amerikan Joe Biden është betuar për hakmarrje ndaj sulmuesve, duke thënë se do t’i “gjuajë”.
Kjo, pasi SHBA paralajmëroi se mund të vinin më shumë sulme, me komandantët amerikanë, që thanë se ishin në gatishmëri për raketa të mundshme ose bomba të transportuara nga automjetet që synonin aeroportin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




