Evakuimet nga Kabuli, liderët europianë thirrje Biden për të zgjatur afatin e tërheqjes së trupave

Botë | 5 vite më parë

Edhe një javë ka mbetur deri në përfundimin e afatit për tërheqjen e qytetarëve amerikanë dhe afganë nga aeroporti i Kabulit, ndërkohë që talibanët sa vjen dhe forcojnë kontrollet në pikat që bashkëpuntorëte Shteteve të Bashkuara futen drejt aeroportit.
Zyrtarët talibanë duket se nuk duan t’i japin Shteteve të Bashkuara shumë hapësirë, duke e quajtur afatin e ardhshëm një “vijë të kuqe”. “Ne jemi në bisedime me talebanët çdo ditë përmes kanaleve politike dhe të sigurisë” në lidhje me “çdo aspekt të asaj që po ndodh në Kabul tani”, u tha gazetarëve të hënën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan. 
Presidenti Biden “po e merr këtë situatë hap pas hapi dhe do të marrë vendime ndërsa gjërat zhvillohen”, shtoi Sullivan, duke mbrojtur menaxhimin e Shtëpisë së Bardhë për tërheqjen e trupave. 
Gjatë 36 orëve të fundit, mbi 27 mijë persona janë evakuar në rrugë ajrore, ku rreth 16 mijë persona u arritën të evakuohen vetëm të hënën  tha Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.  
Ndërkohë udhëheqës të Bashkimit Europian i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara që të mbajnë trupat në Kabul edhe pas 31 gushtit, teksa përgatiten për një samit special të G7 për Afganistanin. 
Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe të tjerë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron po e shtyjnë Joe Biden që të zgjasë afatin e 31 gushtit. Gjithashtu, Gjermania po bisedon me Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe aleatët e tjerë në mënyrë që të mbajë aeroportin e Kabulit të hapur për evakuime përtej 31 gushtit, tha ministri i Jashtëm, Heiko Mass.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme