Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Ish kryeministri britanik Toni Blair: Lëvizje tragjike, të rrezikshme dhe të panjevojshme

Botë | 5 vite më parë

Ish presidenti amerikan Donald Tramp ka kritikuar pasardhësin e tij Xho Biden për mënyrën sesi po manaxhohet tërheqja e trupave nga Afganistani, duke e quajtur këtë të fundit si poshtërimin më të madh të politikës së jashtme në historinë e vendit. Duke folur në një miting me mbështetësit e tij, Tramp në mërnyrë të përsëritur fajësoi Biden për marrjen e Afganistanit nga Talebanët. “Tërheqja shkeleshko e Biden në Afganistan është edhe shfaqja më e habistshme e paaftësisë më të madhe, ndoshta në histori,  e treguar nga një lider kombi, “ tha Tramp. 

Tërheqja e trupave amerikane ishte negociuar nga administrata Tramp në një marrëveshje me talebanët në shkurt të 2020-ës. Sipas marrëveshjesh, trupat amerkane dhe aleatët do të tërhiqeshin nga Afganistani në maj të 2021-it. Por po sipas kësaj marrëveshjeje, talebanët duhet të ndërmerrnin hapa për të parandaluar që grupe si al kaeda të kërcënonin sigurinë e SHBAve dhe aleatëve. Pas zgjedhjes së tij, Biden vijoi me planin por duke e shtyrë afatin e tërheqjes në 31 gusht. 
Tramp ndërkohë fajëson Biden për situatën në Afganisan pasi sipas tij, Biden nuk ka ndjekur planin e administratës së Tramp, dhe se tërheqja e trupave amerikane nën Biden është realisht një dorëzim. 

Nërkohë edhe ish kryeministri britanik Toni Blair e ka përshkruar tërheqjen amerikane si një lëvizje tragjike, të rrezikshme dhe të panjevojshme. Ai tha se vendimi përkatës ishte marrë në përputhje me sloganin idiot për dhënien fund të luftrave që zgjasin përgjithmonë. Blari ishte në krye të Mbretërisë së BAshkuar ku ky vend pushtoi afganistanin në krah të shbave në 2001-ishin, pas sulmeve të 11 shtatorit. SIpas ish liderit laburist, tërheqja e trupave aleate kishte gëzuar grupet xhihadiste. 
Në faqen e tij të internetit, blair theksoi se Britania ka detyrim moral të qëndrohjë në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë ata ndaj të cilëve Britania ka pëgjegjësi, duke iu referuar afganëve të cilët kanë ndihmuar trupat britanike atje. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme