Pas tërheqjes së amerikanëve, talebanët kontrollojnë të gjitha qytetet kryesore përveç Kabulit

Botë | 5 vite më parë

Talibanët janë afruar për të rimarrë kontrollin e plotë të Afganistanit, me kryeqytetin Kabul tani të vetmin qytet të madh të mbetur në duart e qeverisë. Të dielën militantët morën kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç lindor, pa luftë, çka pasoi kapjen e bastionit verior të qeverisë të Mazar-i-Sharif vetëm një ditë më parë.

Rrëzimi i shpejtë i forcave qeveritare e ka lënë Presidentin Ashraf Ghani nën presion për të dhënë dorëheqjen. Ai duket se përballet me një zgjedhje të ashpër mes dorëzimit ose luftës për të mbajtur kryeqytetin. Ndërkohë, SHBA ka evakuuar anëtarët e stafit nga ambasada e saj në Kabul.

Të dielën në mëngjes ata po çoheshin në aeroport ku ishin parë të hipnin në gjashtë aeroplanë të mëdhenj ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion. Presidenti Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të përshkallëzuar tërheqjen e SHBA nga Afganistani, duke thënë se ai nuk mund të justifikojë një “prani të pafundme amerikane në mes të konfliktit civil të një vendi tjetër”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme