Parlamenti francez miraton rregulla më të rrepta antiCovid-19

Parlamenti francez miratoi një shtrëngim të rregullave të koronavirusit në vend, pas një debati të gjerë.
Ndryshimet do të futin vaksinimin e detyrueshëm për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe do të zgjasin kërkesën për të siguruar prova të një testi negativ të koronavirusit, vaksinimin Covid-19 ose shërim nga sëmundja për qasje në vende të caktuara.
Kryeministri Jean Castex mirëpriti rregulloret e reja.
Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 160 000 njerëz në të gjithë kombin dolën në rrugë për të protestuar ditën e shtunë, të zemëruar për vaksinimin e detyrueshëm
Nga gushti do të kërkohet një leje që demonstron negativitet ndaj testit të koronavirusit, certfikatë vaksinimi ose rikuperimi për të udhëtuar në trena të distancave të gjata ose për të shkuar në bare ose restorante.
Franca aktualisht po lufton me një valë të katërt të koronavirusit: nga afërsisht 67 milionë banorë, afërsisht 40 milionë kanë bërë të paktën një dozë vaksinimi./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




