SHBA dhe Katari diskutojnë për çështjet rajonale

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken ka theksuar “rëndësinë strategjike” të marrëdhënieve të vendit të tij me Katarin gjatë një takimi dypalësh të enjten me ministrin e Jashtëm të këtij vendi.
Blinken u takua me zëvendëskryeministrin e Katarit dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani në Departamentin e Shtetit, ku diskutuan për çështjet rajonale, zotimin e Katarit për të ndihmuar ushtrinë e Libanit dhe donacionin e tij prej 100 milionë dollarësh për të ndihmuar Jemenin përmes Programit Botëror të Ushqimit, tha në një deklaratë zëdhënësi Ned Price.
“Sekretari theksoi rëndësinë e partneritetit tonë strategjik dhe angazhimin tonë të përbashkët për promovimin e paqes dhe sigurisë”, tha Price, duke përmendur gjithashtu mbështetjen e Katarit për bisedimet e paqes brenda-afgane./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




