Johnson: Kujdes maksimal pas dhënies fund të kufizimeve antiCovid-19

Botë | 5 vite më parë

Kryeministri britanik Boris Johnson u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i ushtrojnë me kujdes liritë e tyre të reja, pasi shumica e kufizimeve të detyrueshme të bllokimit të Anglisë u hoqën sot.

Rregullat e distancimit shoqëror që, në një formë apo në një tjetër, kanë ”qeverisur” jetën e njerëzve për më shumë se një vit, më në fund morën fund nga sot.

Maskat nuk janë më të detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik, kufijtë e mbledhjeve janë hequr dhe puna nga shtëpia ka përfunduar.

Klubet e natës, teatrot dhe restorantet mund të hapen plotësisht, ndërsa pub-et nuk janë më të kufizuara.

Johnson po kalon të ashtuquajturën “ditë lirie” në vetizolim në rezidencën e tij zyrtare të vendit, në Checkers, pasi u këshillua nga NHS pas kontaktit me ministrin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili më vonë doli pozitiv./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme