Rusia bëhet gati për të treguar forcën ushtarake

Botë | 5 vite më parë

Nëndetëse, luftanije, si dhe avionë luftarakë, zhvilluan këtë të diel në gjirin e Finlandës provën e fundit përpara paradës së madhe të “Ditës së Marinës” ruse, e cila do të mbahet të dielën e ardhshme.

Kjo ngjarje ushtarake zhvillohet të dielën e fundit të muajit korrik, ku anijet lundrojnë përgjatë lumit Neva në Shën Petersburg dhe Portin e Kronstadt. Dita e Marinës ishte anuluar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1980, ndërsa Vladimir Putin e riktheu atë në vitin 2017.

Gjatë kësaj ngjarje të dielën e 25 korrikut pritet që të mbajë një fjalim edhe presidenti rus, Vladimir Putin./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme