Kina publikon librin e bardhë për zhvillimin  në Rajonet Autonome

Botë | 5 vite më parë

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të mërkurën një libër të bardhë lidhur me zhvillimin  arritjet në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Libri i bardhë, me titull “Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha kombësive në Xinjiang”, thekson se Xinjiang-u ka bërë përparim të qëndrueshëm në këtë drejtim gjatë më shumë se 70 vjetëve të fundit.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i rajonit u rrit rreth 160 herë në 65 vjet, kurse të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve të fshatit u shtuan mbi 100 herë, duke arritur nga 119 juanë në vitin 1978 në 14 056 juanë vjet.

Deri në fund të vitit të kaluar, më shumë se 2.7 milionë banorët të fshatit në Xinjiang që jetonin nën kufirin e varfërisë dolën nga skamja, duke u çrrënjosur kështu varfëria ekstreme.

Mbulimi me pensione bazë të pleqërisë për banorët e zonave urbane dhe rurale tani është mbi 95 për qind.

Falë shërbimeve shëndetësore të përmirësuara dukshëm, jetëgjatësia mesatare e banorëve është rritur nga 30 vjeç në vitin 1949 në 74.7 vjeç më 2019. 
Çdo banori i ofrohen kontrolle shëndetësore vjetore falas dhe të gjitha fshatrat kanë mjekë, thuhet në librin e bardhë.
“Të gjitha kombësitë në Xinjiang, pavarësisht nga numri i pjesëtarëve të tyre, historia, niveli i zhvillimit dhe zakonet, kanë status të barabartë,” vihet në dukje në këtë dokument.

Të gjitha zonat autonome e ushtrojnë plotësisht pushtetin për të qeverisur punët e tyre vendore dhe për të marrë pjesë si të barabartë në administrimin e çështjeve shtetërore.
 Në nivel kombëtar, legjislatura e 13-të e Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), parlamenti kinez, ka 61 deputetë nga Xinjiang-u, ndër të cilët 38 janë prej pakicave kombëtare. Komiteti i Përhershëm i AKP-së ka gjithashtu anëtarë të pakicave kombëtare nga Xinjiang-u.

Në Xinjiang sigurohet larmia e gjuhëve të folura e të shkruara dhe liria e besimit fetar garantohet me ligj. Tani më shumë se 10 gjuhë të folura e të shkruara përdoren prej kombësive të këtij rajoni. Ka gjithashtu 133 zona kryesore të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga shteti.
 Falë efekteve të luftës kundër terrorizmit, në rajon nuk ka pasur asnjë incident terrorist që nga fundi i vitit 2016. Në Xinjiang-u ka tani qëndrueshmëri dhe rend, dhe banorët e kombësive aty jetojnë në paqe e harmoni, sipas dokumentit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme