Kush do ta qeverisë Bullgarinë?

Botë | 5 vite më parë

Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari, vendi ballkanik nuk ka ende një qeveri.

Në parlamentin e zgjedhur të dielën me gjashtë forca politike, asnjë parti nuk ka shumicën absolute.

Sipas rezultateve përfundimtare, populisti dhe artisti Slavi Trifonov (ITN) fitoi zgjedhjet me 24,08 për qind të votave, pak më shumë se GERB, partia konservatore e ish-kryeministrit Bojko Borisov, e cila mori 23,51 për qind.

Ndërkohë, kampi anti-Borisov është i zemëruar me Trifonov, i cili edhe pse nuk është deputet, kërkon të ndërtojë një qeveri të tijën.

Ai kishte propozuar çuditërisht një qeveri të ekspertëve të pakicës, në kanalin e tij televiziv ”7/8”, të nesërmen e zgjedhjeve, pa u këshilluar me partitë e tjera.

Koalicioni qeveritar bullgar ndërmjet konservatorëve, liberalëve dhe të gjelbërve, që mori 12,64 për qind të votave dhe partia e vogël “Çohuni! Mafiozët jashtë!” me 5,01 për qind,  që janë partnerët e mundshëm qeveritarë të Trifonovit, e refuzuan fuqimisht propozimin e tij.

Kryeministri i emëruar nga Trifonov, Nikolai Vasilev, një fytyrë jo e re e politikës bullgare, ishte një nga arsyet e dhëna. Vasilev, një ekspert i ekonomisë dhe financave, ka qenë  ministër dhe zëvendëskryeministër në dy qeveritë e viteve nga 2001 në 2009.

Partia GERB e Borisov si dhe socialistët, të cilët fituan 13,39 për qind, gjithashtu hodhën poshtë çdo mbështetje të qeverisë së propozuar nga Trifonov./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme