Presidenti izraelit Herzog planifikon të rifillojë dialogun Palestinë-Izrael

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i ka përcjellë presidentit palestinez Mahmoud Abbas se ka për qëllim të rifillojë dialogun mes dy palëve.
Abbas ka telefonuar dhe ka uruar Herzog i cili më 7 korrik filloi zyrtarisht detyrën.
Herzog në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha: “Bisedova me presidentin e Palestinës, Abbas dhe ashtu sikurse kanë vepruar edhe presidentët e mëparshëm të Izraelit i kam përcjellë atij se kam planifikuar rifillimin dhe vazhdimin e dialogut mes palestinezëve dhe izraelitëve”.
Më tej Herzog vuri në dukje se shpreson që dialogu të ndihmojë për zhvillimin e marrëdhënieve dhe sigurimin e paqes mes dy popujve.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, bëhet e ditur se Abbas në bisedën e tij me Herzog ka vënë theksin se është e nevojshme që në Bregun Perëndimor dhe Kuds të sigurohet paqja e përhershme.
Po ashtu Abbas ka theksuar se duhet të ndërmerren hapa praktikë që do të krijojnë kushtet e nevojshme për ndërtimin e paqes gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.
Televizioni izraelit Kanal 12 në lajmin e tij të mëparshëm, kishte pretenduar se presidenti palestinez Abbas ka përgatitur një listë me kërkesa për rifillimin e bisedimeve të paqes Palestinë-Izrael.
Bisedimet e paqes mes Palestinës dhe Izraelit u ndërprenë në prill 2014 për shkak se Izraeli nuk pranoi “kufijtë e vitit 1967, të drejtën e për rikthimin e palestinezëve që janë detyruar të migrojnë dhe që t’i japë fund ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme hebreje”./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




