Rrëshqitje të tokës në Meksikë, disa të vdekur

Të paktën 5 persona prej të cilëve tre fëmijë e kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së tokës të shkaktuar nga shirat e dendur në shtetin Chiapas në jug të Meksikës.
Në pjesën rurale të kryeqytetit të Chiapas, Tuxtla Gutierrez, shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje të tokës.
Si pasojë kanë humbur jetën 3 fëmijë dhe një grua.
Gjithashtu trupi i një turisteje nga Portugalia u gjet disa kilometra larg prej ku mendohet se ajo ka rëne në ujëvarën Agua Azul./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




