Përfaqësuesit e qeverisë afgane dhe talebanëve takohen në Iran

Përfaqësuesit e qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve arritën në Teheran për të zhvilluar bisedime të organizuara nga Irani.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se bisedimet midis qeverisë afgane dhe talebanëve filluan me fjalimin e ministrit të Jashtëm, Mohammad Javad Zarif.
“SHBA-ja u mposht në Afganistan. Populli afgan dhe liderët politikë duhet të marrin vendime të rënda sot për të ardhmen e vendit të tyre”, tha Zarif.
Ai tha se kthimi në tryezën e negociatave dhe kanalet politike janë opsionet më të mira. Zarif theksoi se janë të gatshëm të japin mbështetje për ta përfunduar krizën midis afganëve.
Delegacioni i qeverisë afgane drejtohej nga ish-ministri i Jashtëm, Yunus Suleiman ndërsa delegacioni i talebanëve drejtohej nga nënkryetari i byrosë politike të organizatës, Abbas Istankizi./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




