Forcat amerikane rrëzojnë një dron të armatosur mbi Ambasadën e SHBA-së në Bagdad

Forcat amerikane rrëzuan një dron të armatosur që fluturonte mbi Ambasadën e SHBA-së në Bagdad të hënën në mbrëmje, bëri të ditur një burim i sigurisë irakiane.
Sistemet e mbrojtjes qëlluan me raketa në ajër për të rrëzuar dronin, i cili ishte i ngarkuar me eksploziv, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti.
Ndaras nga kjo, të hënën, tre raketa shënjestruan bazën ajrore Ain al-Asad në provincën Al Anbar të Irakut perëndimor, ku gjithashtu gjenden trupat amerikane.
Paramilitarët shiitë të mbështetur nga Irani raportohet të jenë përgjegjës për shumicën e sulmeve kundër reparteve dhe objekteve të SHBA-së./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




