Pakistan, vriten 3 ushtarë në përleshje me terroristët

Tre ushtarë pakistanezë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe terroristëve në rajonin Vaziristani Verior dhe qytetin Ketta në Pakistan, njoftuan mediat lokale.
Sipas mediave, përleshjet kanë ndodhur pasi terroristët kanë sulmuar postbllokun e sigurisë në rajonin Hassan Khel të Vaziristanit Verior, si dhe në një operacion të forcave të sigurisë në qytetin Ketta, ku janë neutralizuar pesë terroristë.
Mediat nuk kanë specifikuar se cilës organizatë i përkisnin terroristët në dy përleshjet./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




