G7-ta kundër Putinit: kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Aleksei Navalny

Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” arrestimin e Aleksei Navalny dhe kundërshtuan dhunën ndaj protestuesve pro tij nga ana e Rusisë.
Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalnyt.
“Rusia ka detyrime kombëtare dhe ndërkombëtare për të respektuar dhe siguruar të drejtat e njeriut”-thuhet në deklaratën e G7-së.
Navalny u arrestua më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania në Rusi. Në Berlin ai ndodhej për tu kuruar nga një helmim gati fatal me agjent nervor Novichok, i shkallës ushtarake. Ai e akuzon presidentin rus, Vladimir Putin për helmimin e tij.
Rusia u pezullua nga G8 – tani e njohur si G7 – më 2014 si një përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm të rajonit të Krimesë nga Ukraina.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




