Izraeli hap ambasadën e parë në EBA

Botë | 6 vite më parë

Izraeli njoftoi hapjen e një ambasade në Emiratet e Bashkuara Arabe, katër muaj pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me këtë monarki arabe të Gjirit.

“Ambasada e Izraelit në Abu Dhabi u hap zyrtarisht sot me mbërritjen e përfaqësuesit të misionit, Eitan Na’eh”, theksoi ministria izraelite e Punëve të Jashtme në një komunikatë duke shtuar se delegacioni izraelit do të punojë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve.

“Ambasada izraelite, e cila aktualisht është e vendosur në “zyra të përkohshme”, do të promovojë “spektrin e plotë” të marrëdhënieve midis dy vendeve”, theksuan  autoritetet izraelite.

“Hapja e këtij misioni do të lejojë (…) zhvillimin e plotë dhe të shpejtë të të gjithë potencialit të marrëdhënieve tona”, përshëndeti në një deklaratë shefi i diplomacisë izraelite, Gabi Ashkenazi.

Izraeli ka njoftuar këto muajt e fundit marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me katër vende arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini por gjithashtu Sudani dhe MAroku, nën drejtimin e SHBA-së./AFP


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme