737 Max: Avioni i Air Canada bën ulje të paplanifikuar pas defektit të motorit!

Një avion i Air Canada Boeing 737 Max është detyruar të bëjë një ulje të paplanifikuar pas problemeve në motor, ka thënë linja ajrore, që i referohet BBC.
Aeroplani ishte duke udhëtuar nga shteti i Arizonës në Montreal në Kanada kur u devijua menjëherë pas ngritjes, tha Air Canada.
Aeroplani në atë kohë kishte tre anëtarë të ekuipazhit dhe u ul i sigurt.
Avionët 737 Max u ndaluan në 2019 pas dy përplasjeve fatale, por rifilluan fluturimet këtë muaj pas një riparimi.
Rrëzimet në Indonezi dhe Etiopi ndodhën brenda pesë muajsh nga njëri-tjetri dhe në to u vranë 346 njerëz.
Aksidentet i atribuoheshin të metave në softuerin e fluturimit të automatizuar të quajtur MCAS, i cili bëri që avionët të uleshin me pjesën e përparme.
Në një deklaratë, Air Canada tha se pilotët “morën një njoftim motorik dhe, sipas procedurës standarde të funksionimit për një situatë të tillë, ata vendosën të mbyllnin një motor” përpara se të kalonin në Tuscon, Arizona.
Sipas faqes belge të lajmeve të aviacionit aviation.be, ekuipazhi u njoftua për “presion të ulët hidraulik të motorit të majtë” të ndjekur nga “një tregues i një çekuilibri të karburantit” nga krahu i majtë.
Avioni, pa pasagjerë në bord, po fluturonte nga një vend magazinimi.
Pas dy përplasjeve, Boeing zbatoi një seri modifikimesh, përfshirë përditësimin e softuerit të kontrollit të fluturimit, rishikimin e procedurave të ekuipazhit dhe ndërrimin e linjave të brendshme.
Avioni rifilloi fluturimet e pasagjerëve, në Brazil, më pak se tre javë më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




