Qyteti brazilian zgjedh kryetarin e ri – por ai ende nuk e di pasi është në koma shkak i coronavirusit

Qyteti i Goianias në Brazil, zgjodhi një kryebashkiak të ri të dielën.
Por fituesi, Maguito Vilela, nuk ishte në dijeni të rezultatit. Kjo pasi që nga mesi i nëntorit, Vilela ka qenë në koma të induktuar, pasi po merr trajtim për COVID-19 në një njësi të kujdesit intensiv.
Në moshën 71 vjeçare, ish-senatori doli pozitiv për coronavirus më 20 tetor. Ai u shtrua në spital një javë më vonë dhe u intubua më 30 tetor, raporton bbc.
Ai doli nga ventilator më 8 nëntor, por ishte përsëri më 15 nëntor, kur gjithashtu përparoi në një balotazh të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Të Dielën, Vilela u zgjodh me 52.6 për qind të votave. Kur rezultati u njoftua, ai mbeti pa ndjenja në një ventilator në një gjendje të qëndrueshme, njoftoi media lokale.
Pas fitores së tij, u mbajt një lutje për të në një konferencë shtypi. Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga viruset në botë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




